F1, Button: Botërori mund të fitohet
20/06/2011 15:25
“Kemi treguar se mund të konkurrojmë me Vettel dhe mund ta mundim. Mund të luftojmë për të fituar Botërorin”.
Mesazhi vjen direkt nga Jenson Button, që zbarkon në Spanjë me moralin lartë për të përballuar Çmimin e Madh të Evropës.
“Valencia ka të njëjtat karakteristika, të paktën pjesërisht, me ato të Montrealit dhe të Monakos. Kam besim dhe jam ende në garë. Është e vështirë të bëhen parakalime, por nuk mendoj se kjo do i bëjë gjërat më të thjeshta në garë”, bën të ditur kampioni i botës në 2009-n.
Top Channel