" /> ">

Mesazhi per Athinen nga Luksemburgu kesaj here ishte mjaft i qarte.
“Votoni planin afatmesem ne parlament ne menyre qe te merrin kestin e
peste ne qershor” – shkruhet ne deklaraten e perbashket te ministrave te
Eurozones.

Eshte hera e pare qe ne nje deklarate te ministrave te Eurozones shprehet qarte nevoja per nje konsensus te forcave politike greke,cka nuk u arrit dje ne seancen e pare treditore paralmentare per votebesimin e qeverise se re te Papandreut.

“Jemi gati te ndihmojme Greqine dhe t’i japim kohen qe nevojitet ne menyre qe vendi te kaloje nepermjet nje programi reformash dhe perforcimi per ekonomine. Ky eshte celesi qe gjithashtu te siguroje financimin nga tregjet ,por natyrisht duhet te behet me nje menyre qe te sqaroje se rreziku nuk do te rendoje vetem tek taksapaguesit. Prandaj po kerkojme nje zgjidhje”, tha ministri gjerman i Financave ëolfgang Schaeuble.

Ne menyre te terthorte ajo cka theksoi ministri gjerman i Financave, por edhe presidenti i Eurogrup Zhan Klod Junker ishte fakti se nese parlamenti grek nuk i jep votebesimin qeverise qe sapo ka riformatuar kryeministri Papandreu,Greqia shkon ne menyre te padiskutueshme drejt falimentimit.

Nderkohe ne Bruksel kryeministri Papandreu zhvillon takime me presidentin e KE-së Barroso si dhe ate te BE-së Van Rompey,ne prag te samitit teper te rendesishem te BE te enjten dhe te premten ne kryeqytetin belg.Nuk ka asnje dyshim qe vemendja e te gjitheve ne Europe eshte e drejtuar nga paralamenti grek ku te marten ne mbremje do te duhen te pakten 151 vota nga 300, per te votebesuar qeverine Kjo do te jete edhe nje “Po” ndaj Planit Afatmesem me masat me te ashpra financiare qe jane marre ndonjehere ne Greqi ne dhjetevjecaret e fundit,por edhe nje garanci per qendrueshmerine dhe stabilitetin e eurozones.

Top Channel