Zëdhënësja e kryediplomates së BE Catherine Ashton, Maja Kocijancic, ka dekalruar se Kosova dhe Serbia janë pranë zgjidhjes së disa cështjeve në negociatat që po zhvillojnë.

“Ne jemi pranë marrëveshjeve për disa cështje dhe dëshirojmë që t’i shohim ato të konkretizuara në raundin e ardhshëm”, ka deklaruar Kocijancic.

Zëdhënësja është shprehur se BE pret që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në fund të qershorit, edhe pse data e saktë nuk është përcaktuar ende.

Apelet e ndërkombëtarëve drejtuar Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e cështjeve teknike në dialogun e nisur sa vijnë dhe shtohen.

Top Channel