Lëvizja Vetëvendosje kritikoi ashpër qeverinë dhe bëri thirrje për protesta për të ndryshuar atë që e cilëson si gjendje skandaloze në sistemin shëndetësor.

Sipas Vetëvendosjes, interesat e mëdha brenda pushtetarëve të sistemit të shëndetësisë, kanë bërë që klientët kosovarë të vuajnë gjendjen e mjeruar të klinikave dhe të mos marrin shërbimin e merituar.

Kjo forcë politike kundërshton edhe nismën e Ministrit të Shëndetësisë për një sistem shëndetësor, publiko-privat.

Mungesa e vazhdueshme e ilaceve, pozita e rëndë e punonjësve të shëndetësisë dhe mos trajtimi i duhur për punën që bëjnë, sipas Vetëvendosjes, jo vetëm që ul dinjitetin dhe moralin e mjekëve, por po humb edhe besimin e qytetarëve ndaj tyre.

“Qeveria me 19 minista dhe 6 zv/kryeministra propozon që këtë papërgjegjshmëri ta transferojë në zgjidhje përmes sektorit privat”, deklaroi në një konferencë për mediat, Arben Vitia nga Vetëvendosje.

“Është alarmant paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë se po shqyrtohet sektori i zgjedhjes së bashku me sektorin privat problemeve në shëndetësi. Rasti konkret është instituti i onkologjisë. Kjo është një nismë e cila do të godasë xhepat e qytetarëve të Kosovës, ata që vuajnë nga kanceri dhe familjarët e tyre”, thotë Xhelal Sfeqla nga Vetëvendosje.

Top Channel