Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshi edhe Kosovën.

Qëndrimi në fjalë është i ministrit të Jashtëm të Republikës Ceke, Karel Schwarzenberg, i cili shprehet i bindur se së shpejti Kosova do të njihet edhe nga 5 vendet e BE që deri tani s’e kanë njohur atë.

“Me kalimin e kohës kjo do të ndodhë. Nuk mendoj se kjo situatë do të zgjasë shumë”, ka deklaruar Schwarzenberg.

Republika Ceke është një vend që e ka përkrahur gjithmonë pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e Ballkanit në BE.

Top Channel