Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka përjashtuar cdo mundësi që në procesin e bisedimeve me Serbinë të preket cështja e kufijve të Kosovës.

“As nuk do dialogohet, as nuk do bisedohet me askënd, aq më tepër me Serbinë, për ndarjen e Kosovës, apo për shkëmbim territoresh”, ka deklaruar Jahjaga.

Deklaratën e saj kryetarja e shtetit të Kosovës e ka bërë në një intervistë për “Kosova Sot”.

Edhe në deklarata të mëparshme, Jahjaga e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë për diskutimin e opsionit të ndarjes së Kosovës, që po qarkullon gjithnjë e më shumë në qarqet serbe.

Top Channel