Shefi i delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borko Stefanovic, ka
deklaruar se për Serbinë nuk do të ketë kushte të tjera në rrugën e saj
drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kërkesa që na bëjnë zyrtarët nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur problemet me Kosovën, është e natyrshme, por nuk do të thotë se ata po kërkojnë nga ne ta njohim Kosovën”, ka thënë Stefanovic, ben te ditur Telegraf.

Stefanovic ka thënë se Brukseli kërkon vazhdimin e bisedimeve me Prishtinës, për gjetjen e zgjidhjeve konkrete.

Top Channel