Reali i Madridit, Di Maria kërkon rritje page

18/06/2011 16:20

Futbollisti i Real Madrid, Angel Di Maria, ka kërkuar rritje rroge nga klubi spanjoll.

I intervistuar nga Radio La Red, stacioni i Buenos Aires, ekstremi i majtë avancon me kërkesën e tij.

“Jam i shqetësuar sepse pres rregullimin e kontratës. Kur firmosa, më thanë se nëse do luaja mirë vitin e parë, do ma kishin përmirësuar pagën. Për këtë jam nervoz se çfarë do të ndodhë më tej”, theksoi ai.

Sipas mediave, ky shtim shkon deri në 2 milionë euro.

“Nuk dua të detyrojë asnjë. Sigurisht ka shumë klube në Evropë që më ndjekin, por jam i lumtur tek Reali”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA