Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruar se ai është i bindur se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës.

“Unë asnjëherë, në asnjë sekondë nuk kam besuar se kjo mund të ndodhë. Sepse, unë dua të besoj tek ‘lojtarët e mëdhenj’ në komunitetin ndërkombëtar, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët që kanë përsëritur qëndrimin se nuk mund të ketë ndarje”, tha Petersen.

Ish-shefi i UNMIK-ut beson se integrimet e gjera do t’i japë fund çdo synimi për ndarje.

“Kush do të donte të jetonte në një komunitet të vogël të mbyllur dhe pa kontakte me botën, nëse alternativa është një komunitet më i gjerë me liri të lëvizjes dhe mundësi ekonomike. Pra unë besoj se përgjigja për ato debate për ndarjen për të cilën disa në Serbi ende po flasin, është integrimi evropian. Unë në asnjë çast nuk besoj se ndarja mund të jetë rezultat i çfarëdo bisedimesh”, ka thënë ai.

Top Channel