Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar sot një protestë të
re para disa institucioneve shtetërore, për të protestuar ndaj vjedhjes
që sipas tyre po u bëhet qytetarëve kosovarë.

Aktivistët kanë deklaruar se përvec vjedhjeve sporadike që u ndodhin qytetarëve në rrugë, në ndërtesat e qeverisë bëhen vjedhje me shifra të mëdha që shkojnë në dhjetra miliona euro.

“Kujdes xhepat, qeveria afër!”, ka qenë një ndër parullat e përdorura nga aktivistët gjatë protestës.

Ata kanë thënë se qeveria vjedh qytetarët duke lejuar vërshimin në treg të produkteve serbe, si dhe emigrantët që paguajnë 50 euro sa herë që vijnë në Kosovë.

Top Channel