PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Sot rreth orës 08:00 pritet të mësohen emrat e qeverisë së re të propozuar nga kryeministri grek, Jorgo Papandreu.
Lajmi njoftohet nga televizioni shtetëror grek, NET, sipas të cilit kjo ishte pjesë e deklaratës së kryeministrit socialist para grupit parlamentar të PASOK të cilëve u kërkoi mbështetjen për vazhdimin e rrugës së nisur, atë të reformave të thella dhe shkurtimeve drastike financiare që po shkaktojnë protesta të dhunshme në vend.
Lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i qeverisë, sipas të cilit rreth orës 14:00 pritet që përbërja e re e kabinetit të Papandreut të paraqitet përballë parlamentarëve për të marrë votëbesimin.
Top Channel