Telekom Austria nuk garanton nëse do të japë oferta për blerjen e aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës. Zyrtarë kanë deklaruar se ende nuk kanë vendosur se çfare do të bëjnë.

Gazeta austriake “Die Presse” shkruan se tashmë ky konsorcium është tërhequr nga gara për PTK-në, pasi qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ofertën e tyre prej 350 milionë euro.

Sipas burimeve të gazetës austriake “Die Presse”, kjo kompani tashmë është tërhequr nga gara, pasi qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me çmimin prej 350 milionë eurosh që ia kishte ofruar.Para se të ofronin këtë vlerë, austriakët kishin dhënë një çmim tjetër më të ulët prej 300 milionë eurosh për t’i blerë aksionet e PTK-së. Por, kjo ishte refuzuar nga qeveria e Kosovës.

“Pas ngritjes së çmimit nga Telekom Austria në 350 milionë, duke shpresuar se ky çmim do të arrijë ta bindë qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një marrëveshje, perseri Kosova e ka refuzuar atë”, thuhet në shkrimin e “Die Presse”. Madje, kjo ka bërë që austriakët të mos interesohen më për të marrë në dorë këtë ndërmarrje publike, pasi vlera e kërkuar për privatizim nga qeveria nuk ka të bëjë me një çmim të rregullt, por më shumë është e lidhur me korrupsionin.

“Duke marrë parasysh mosgatishmërinë e qeverisë së Kosovës dhe mosrespektimin e shumës së ofruar, Telekomi austriak ka hequr dorë nga kjo marrëveshje. Ekspertët nga kjo kompani kanë shpjeguar se vlera e kërkuar nga qeveria nuk ka të bëjë me një çmim të rregullt, por që kjo shumë është e lidhur me korrupsionin, gjë që Telekom Austria pranë kësaj dukurie humb interesin për të investuar në Kosovë dhe nuk mbron korrupsionin, shpjegon një zëdhënëse nga Telekomi për gazetën ‘Die Presse’”, thuhet më tej në shkrimin e kësaj gazete.

Top Channel