Një skemë qeveritare pak më të vogël se ajo ekzistuese ka paraqitur
kryeministri Papandreu pas riformatimit të dytë të qeverise qe ai
drejton prej tetorit te vitit 2009. Ne nje konference shtypi per mediat,
zedhenesi i qeverise ka paraqitur emrat e 16 ministrave dhe 24
zevendesministrave te rinj.

Ashtu sic ishte parashikuar ndryshimi me thelbesor ne kabinetin e ri qeveritar eshte posti i ministrit te Financave te cilin Papandreu ja ka dhene numrit dy te partise se tij dhe ish rivalit per postin e liderit te saj,Evangjelos Venizellos, i cili emerohet dhe zv/kryeminister i dyte i qeverise se bashku me Theodhoros Pangalos.

Ish-ministri i Financave, hartuesi i dy programeve me masat financiare qe kane shkaktuar zemerimin e gjithe popullit grek ka marre postin e ministrit te Ambientit.

Gjithashtu ndryshime jane bere edhe ne ministrite e Administrates Civile, te Mbrojtjes, te Jashtme, te Drejtesise te Transportit dhe te Bujqesise.Ndersa nuk eshte ndryshuar ministri i Rendit,i Arsimit i Kultures dhe i Shendetsise.  

Pas betimit para presidentit Karolos Papulias fillon qysh prej dites se diel deri te marten ne mbremje procedura e votebesimit te kabinetit te ri. Miratimi i qeverise se re do te jete edhe nje vote “pro” ndaj planit afatmesem qe cilesohet si teper jetik dhe si kusht per ndihmen nga FMN dhe BE. Sic bejne te ditur mediat vendase shteti grek disponon para vetem per nje muaj dhe arketimi sa me i shpejte i kestit te peste te ndihmes eshte rruga e vetme per funksionimin normal te tij.

Diskutimi per miratimin e  ketij plani ne parlament ka shkaktuar reagime te medha ne vend dhe protesta masive. “Ministrat ndryshuan ,por Plani Afatmesem me masat e ashpra financiare ne kurriz te popullit eshte perseri i njejti”,  deklaruan pas zhvillimeve te fundit qytetaret e Levizjes se te Indinjuarve qe per te 23 dite rrjesht  protestojne ne sheshin para parlamentit.

 

Top Channel