Pavarësisht paralajmërimit për vënien e taksës doganore, prodhuesit serbë duket se nuk do të heqin edhe aq lehtë dorë nga tregu kosovar.

Agjencia Kosovare e Bizneseve paralajmëroi se prodhuesit serbë do të ulin çmimin për 10 përqind në mënyrë që taksa doganore prej 10 përqind të mos ndikojë në ngritjen e çmimeve të produkteve.

Sidoqoftë Aleanca Kosovare e Biznesit është skeptike se qeveria e Kosovës në këtë kohë mund të aplikojë masa reciprociteti për produktet serbe.

Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10 përqind për mallrat që hyjnë nga Serbia ka rritur importin e tyre ditët e fundit.

Lidhur me këtë përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë shfaqin shqetësimin se atyre mallrave mund t’ju skadojë afati një gjë kjo ose do të dëmtojë konsumatorin, ose i detyron importuesit që t’i ripaketojnë ato.

Agim Shahini më tej shtoi se do të ishte i kënaqur nëse masat e reciprocitetit vihen, por zgjidhja më e mirë, sipas tij, do të ishte që marrëveshja e Ceftas të respektohet nga të gjithë dhe Serbia t’i hapë kufitjë për produktet kosovare.

Top Channel