PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Presidenti francez Nicholas Sarkozy u ka drejtuar një apel vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të japin prova të shpirtit të përgjegjësisë për mbrojtjen e euros.
Sarkozy ka nënvizuar se monedha e përbashkët evropiane ndodhet nën kërcënimin e vazhdueshëm për krizës së borxhit grek dhe për këtë ka kërkuar gatishmëri për kompromise.
Apelin e tij shefi i pallatit Elize e ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur në forumin e agrikulturës që po zhvillohet në Paris.
Ndërkohë, nga Greqia pritet sot shpallja e qeverisë së re, pas një riformatimi të bërë nga vetë kryeministri Papandreu për shkak të krizës së rëndë ekonomike.
Top Channel