Mungesa e transparencës mbi bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës ka
shkaktuar një sërë polemikash të ashpra mes pozitës dhe opozitës në
Kuvendin kosovar.

Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka kërkuar nga negociatorja kosovare Edita Tahiri sqarime mbi temat që po diskutohen me palën serbe.

“Të bëhet e ditur me saktësi se për cfarë po bisedohet me Beogradin, duam të dimë më shumë rreth marrëveshjeve mes të dyja palëve”, ka deklaruar Hamiti.

Nga ana e saj, Tahiri nuk ka dhënë shumë sqarime mbi temat dhe marrëveshjet, por ka siguruar deputetët se në bisedime nuk do të ketë cështje politike.

“Ekipi kosovar do t’u përmbahet vijave të kuqe që i ka vendosur vetë Kuvendi i Kosovës”, ka nënvizuar zëvendëskryeministrja.

Top Channel