Pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshje për qeveri të unitetit, opozita greke bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

Lideri i Demokracisë së Re, Antoni Samaras tha për mediat vendase se zgjidhjen më të mirë në këtë periudhë krize e jep verdikti popullit.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet që kryeministri Papandreu të riformatojë kabinetin e tij në përpjekje për të fituar sa më shumë mbështetje për të realizuar reformat ekonomike në vend, të vëna kusht nga BE dhe FMN për marrjen e huasë prej mbi 100 miliard eurove.

Mijëra vetë protestuan dhunshëm në rrugët e Athinës dhe disa qyteteve të tjera greke për të kundërshtuar planet e Papandreut për shkurtimet në buxhet e në investime.

Top Channel