Zhvillimet e papritura në Greqi dhe zërat për zgjedhje të parakohshme,
po shkaktojnë një kaos i vërtetë në skenën politike të vendit.

Dy deputete te Partise Socialiste PASOK kane dhene doreheqjen ne mesditen e se enjtes duke mos u pajtuar me politiken ekonomike te kryeministrit Papandreu, ndersa pritet qe edhe te tjere, te ndjekin shembullin e tyre japin doreheqjen. Shkak per kete veprim eshte zemerimi popullor dhe zhvleresimi tashme i klases politike ne syte e gjithe qytetareve qe po shohin vendin e tyre te shkoje drejt humneres.

 “Do te doja zgjedhje. Nuk ka asnje zgjidhje tjeter. Papandreu nuk mund te beje c’te doje,nuk mund te beje gjithnje sipas deshires se tij”, thotë një pensionist.

Eshte fundi i nje epoke te politikes greke qe filloi pas diktatures ne vitin 1974- shprehen analistet vendas . Greqise i nevojiten politikane te rinj, alternative te reja, zhvillim ekonomik-kjo eshte formula qe do te na nxjerre nga kriza –komentojne ata duke theksuar se tashme socialistet duket se nuk kane besim tek udheheqesi i tyre.
Pyetja qe shtrojne tashme te gjithe eshte se kush do te mund te qeverise vendin pas kesaj krize politike,krize te besimit dhe se a do te mundet qeveria e re me cfaredolloj perberje, te rifitoje besimin e partnereve europiane, te tregjeve financiare dhe te siguroje vazhdimesine e ndihmes ekonomike nga FMN dhe BE.

“Ceshtja nuk eshte se kush do te behet kryeminister, por sepse me ne fund te shohim nje menyre thelbesore ne perballimin e ketyre problemeve”, thotë një tjetër qytetare.

Per nje situate teper te paqendrueshme dhe te rrezikshme ne vend bejne fjale gazetat me te medha te vendit. “Poker mbi kutite e zgjedhjeve” eshte titulli i proqeveritares Ta NEA qe analizon perpjekjet e deshtuara per krijimin e nje qeverie te unitetit kombetar. “Nje kryeminister ne boshllek” –satirizon situaten gazeta e majte Eleftherotipia.”Udheheqesit nuk guxuan te tejkalojne veten”- thekson Kathimerini ,ndersa opozitarja Eleftheros Tipos shkruan se –“E vetmja zgjidhje jane zgjedhjet”.

Presidenti i vendit Karolos Papulias ka bere thirrje qe kriza ekonomike te mos zhnderrohet ne nje krize te demokracise ne vend.

Top Channel