Pas komenteve te ndryshme me nota proteste per qeverine e z. Gruevski ne
mediat greke,edhe Athina zyrtare ka dhene reagimin e saj ne lidhje me
vendosjen e statujes se Aleksandrit te Madh ne sheshin “Maqedonia” te
Shkupit.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Ministrise se Jashtme Grigoris Delavekuras, vë në dukje se “në rrethana të tjera, vendimi i qeverisë së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për të shpenzuar rreth 10 milionë euro në nder të Aleksandrit të Madh, duke vendosur një statujë te strategut grek në sheshin qendror të Shkupit, do të na nderonte.Por arkivizmi politik i antikitetit, ne te cilen hyn ky veprim, pervec simbolizmit grafik,ka si bosht kryesor perpjekjen per pervetesimin e historise greke me synim kultivimin e nacionalizmit dhe te konfrontimit” -thekson zyrtari i larte grek.

Ne deklarate thuhet gjithashtu se kjo politikë shkel frymën e Marrëveshjes së Përkohshme, është provokative dhe e dënueshme, minon marrëdhëniet dypalëshe dhe rendon mbi negociatat e OKB-së. Ajo vjen në kontrast të plotë me parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe do të ketë pasoja të pashmangshme për perspektivën euro-atlantike të vendit.

Madje z. Delavekuras ka deklaruar se -Greqia do të informojë partnerët e saj dhe organizatat ndërkombëtare për kete veprim provokues, per te cilin e ka paralajmeruar Shkupin prej kohesh. Athina zyrtare shpjegon se ky veprim i kryeministri Nikola Gruevski eshte si pasoje e presionit gjithnje e ne rritje qe po ndjen ai si brenda dhe jashte vendit per ceshtjen e emrit . Ajo ka perseritur se vetem nje emer me percaktim gjeografik dhe përdorim për të gjithë, do te jete zgjidhja që do të lejojë ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe do të krijojë perspektivën evropiane të Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise.

Top Channel