Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka zgjatur për një muaj paraburgimin
pese të akuzuarve për rastin ‘Kleçka’, ndërsa për tre të tjerë vazhdohet
masa e arrestit shtëpiak.

Vendimi u është njoftuar te merkuren ne mëngjes palëve mbrojtëse. Zgjatja e paraburgimit eshte bere pas kërkesës se prokurorit të EULEX-it, Muarizio Salustro i cili kërkoi jo nje por dy muaj tjerë paraburgim për të pandehurit.

Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë të cilët gjenden në arrest shtëpiak, është kërkuar vazhdimi i kësaj mase. Rasti Kleçka përfshin edhe dyshimet dhe akuzat ndaj deputetit Fatmir Limaj për krime lufte, por ndaj tij gjykata nuk mund të njoftojë masa të tilla përderisa atë e mbron mandati dhe imuniteti i deputetit.

Top Channel