Ne nje mesazh televiziv ne mbremjen e se merkures kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se diten e enjte do te riformatoje qeverine e tij dhe do te kerkoje votebesimin e saj ne parlament, ne perpjekje per te fituar mbështetje ne zbatimin e masave antikrize të kërkuara nga BE dhe FMN.

Papandreu është shprehur se opozita greke nuk i pranoi ofertat e tij për një qeveri uniteti.

“Nesër formoj qeveri të re. Opozita nuk pranoi propozimet e mia, secili le të mbajë përgjegjësinë, unë do të vazhdoj rrugen time dhe nesër reformatoj qeverinë”, ka deklaruar Papandreu.

Më herët kryeministri grek ofroi dorëheqjen dhe gatishmërinë për të formuar një qeveri uniteti me opozitën për të mbështetur paketën e masave anti-krizë.

Papandreu ndodhet në një moment të vështirë, pasi rrezikon të përballet me një revoltë brenda partisë së tij, Pasok, e cila ka humbur ndjeshëm forcën elektorale.

Një deputet i partisë socialiste u shkëput dje nga ky subjekt, një tjetër tha se nuk do ta votojë planin anti-krizë, ndërsa disa të tjerë ishin në dyshim.

Për shkak të krizës, policia greke u përlesh sot me protestuesit jashtë selisë së Parlamentit në Athinë, para se të zhvilloheshin debatet mbi cështjen në fjalë.

Top Channel