Piloti shqiptaro-amerikan James Berisha ka marrë garanci nga autoritetet e Sudanit për njohjen së shpejti të pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të lobimit me avionin e tij, Berisha është takuar me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Abdelwahab Higazi, nga i cili ka marrë premtimin në fjalë.

Sipas mediave kosovare, ministri Higazi ka deklaruar se, njohja e Kosovës është vetëm cështje kohe dhe se rezultate konkrete do të arrihen në takimin e ardhshëm të OKB-së në shtator.

“Qeveria e Sudanit po e ndjek me shumë kujdes dhe interes cështjen e Kosovës dhe procesin e njohjeve nga shtete të ndryshme të botës”, ka deklaruar Higazi.

Deri tani, qeveria e Sudanit nuk e ka njohur shtetin e ri të Ballkanit për shkak të problemeve që ka me Sudanin Jugor dhe Darfurin.

Top Channel