PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka marrë garanci nga homologu jordanez Nasser Judeh, se Jordania do të mbështesë Kosovën në cdo fushë.
Sipas mediave kosovare, Judeh ka premtuar se diplomacia jordaneze do të angazhohet për promovimin e shtetit të Kosovës në vendet që e rrethojnë, por që nuk e kanë njohur pavarësinë.
“Mbretëria e Jordanisë do të shtrijë influencën e saj tek ato shtete që s’e kanë njohur Kosovën, që të ndërmarrin sa më shpejt këtë hap”, ka deklaruar Judeh.
Nga ana tjetër, ministri ka shprehur edhe interesin e Jordanisë për të thelluar raportet me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Top Channel