Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka deklaruar se sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për pavarësi dhe paanshmëri.

Për këtë arsye, në një takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, Jahjaga ka kërkuar më shumë angazhim nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Niveli i demokracisë dhe mirëfunksionimi i sistemit gjyqësor në Kosovë varet nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët duhet të jenë të paanshëm dhe të ndershëm në zbatimin e ligjit”, ka deklaruar Jahjaga.

Presidentja e bëri këtë deklaratë, pasi Këshilli Gjyqësor luan një rol kyc në përzgjedhjen dhe caktimin e gjykatësve.

“Kjo gjë duhet bërë në mënyrë presionale, bazuar në etikën e profesionit dhe në respektimin e kritereve të përfaqësimit”, ka pohuar Jahjaga.

Top Channel