Mijera protestues te “Levizjes se Te Indinjuarve” jane mbledhur qysh
prej oreve te para te mengjesit para parlamentit grek, ne nje perpjekje
per ta rrethuar ate dhe per te mos lejuar deputete te hyjne ne ndertese
dhe te marrin pjese ne diskutimin e Planit Afatmesem qe permbledh masat
me te ashpra financiare ne historine e popullit grek pas diktatures se
vitit 1974.

Por mbi 5000 forca te policise qe jane ne gadishmeri qysh prej dites se djeshme kane ndertuar mure speciale, nepermjet te cilave eshte bere i mundur kalimi i deputeteve drejt salles se parlamentit ,nen thirrjet e zemeruarar te njerezve :-”Hajdute” dhe “-Jashte Greqise FMN”.

Mbi 12 skuadra te forcave policore kane mberritur per ndihme nga qytetet e tjera te vendit ,per arsye se sot gjithe Greqia eshte e paralizuar nga nje greve e pergjitshme qe organizojne sindikatat e sektorit shteteror dhe atij privat, me kerkese kryesore mosaprovimin e masave nga qeveria. Pasi jane grumbulluar ne sheshe te ndryshme te kryqytetit ato kane filluar marshimin ne rruget e Athines. Protesta te medha zhvillohen ne te gjitha qytetet e Greqise.

Kryeministri Papandreu dhe partia e tij, shohin si rruge te vetme qe vendi te mos falimentoje, Memorandumin e dyte te masave antikrize,por kreu i socialisteve eshte perballur ditet e fundit jo vetem me opoziten dhe partite e tjera politike te vendit qe kane deklaruar se nuk do te japin konsensusin dhe voten e tyre ne parlament, por edhe me vete deputetet e partise se tij,dy prej te cileve kane dhene doreheqjen disa ore me pare.

Takimi i tij ne mesditen e se merkures me presidentin grek Karolos Papulias eshte cilesuar si nje paralajmerim se Greqia mund te shkoje edhe drejt zgjedhjeve te parakohshme,per te cilat socialistet thone se do te ishin nje katastrofe e vertete per vendin.

Top Channel