Banorët serbë të Zubin Potokut të mërkurën në mëngjes kanë bllokuar
hyrjen në stacionin policor në këtë komunë në veri të Kosovës duke
kundërshtuar rotacionin e paralajmëruar të komandantëve të stacioneve
policore në veri.

Janë bllokuar edhe rrugët kryesore në këtë qytet, ndërsa protesta e banorëve po vijon pa incidente, ka njoftuar Policia e Kosovës, bën të ditur Telegraf.

Ndër ata që kanë bllokuar hyrjet në stacionin policor janë edhe afaristët e këtij rajoni, të cilët para dy jave e kanë filluar bllokadën në rruhen Ribaric-Mitrovicë për shkak të arrestimit të një afaristi të atjeshëm.

Top Channel