PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka kërkuar nga numri dy i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon, mbështetje për kërkesën e Beogradit lidhur me hetimin e trafikut të organeve.
Në takimin e zhvilluar, Jeremic ka shfaqur shpresën e tij se për cështjen në fjalë do të arrihet një zgjidhje që të mundësojë hetimin nën mandatin e Këshillit të Sigurimit.
Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme serbe, Jeremic dhe Gordon kanë diskutuar gjithashtu për vijimin e bashkëpunimit mes SHBA dhe Serbisë në fushën e ekonomisë, kulturës e sportit.
Ditën e nesërme zoti Gordon do të vizitojë Prishtinën, ku do të zhvillojë takime me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.
Top Channel