Konferenca Strategjike Ushtarake për partnerët e aleancës veri-atlantike
dhe vendevepartnere ka filluar në kryeqytetin e Serbisë.

Në këtë konferencë pritet të bëhet një strategji për veprim në të ardhmen, ndërsa në anën tjetër një pjesë e serbëvee shohin me mllef këtë gjë për shkak të armiqësisë me NATO-n pas bombardimeve përKosovën. Dy ditët para nisjes së konferencës forca të mëdha policore kanëbllokuar disa pjesë të rrugëve dhe trotuareve, ndërkohë është ngritur çështja e inkuadrimit ose jo të Serbisë dhe është djegur flamuri i aleancës.

“Ekzistojnë dy nivele të konferencës për partneritet në Beograd dhe është ajo ebotës së jashtme, për luftën kundër terrorit, çfarë të bëhet me luftën neAfganistan, si do të zhvillohet situata në Libi dhe në botën arabe si çështjetglobale. Por, ekziston edhe pjesa tjetër e lobit anti-NATO në Serbi që shfrytëzonrastin për tu afirmuar dhe andaj vihet pyetja pro dhe kundër NATO-s”, tha Radic.

Serbia që ngaviti i kaluar ka profesionalizuar ushtrinë e saj. Ata tashmë janë të punësuardhe të vjetrit e luftrave janë pensionuar gati shumica. Por, ende janë në fuqirezolutat anti-NATO dhe për neutralitet.

“Edhe pse askush nuk do ta përmend ngaBashkimi Evropian si parakusht formal, është shumë e qartë se asnjë vend nëtranzicion, nga vendet Baltike, Polonia e deri të Shqipëria nuk është bërë aponuk do të bëhet anëtare e BE-së pa qenë edhe në NATO. Ky është një kusht përparashikimin e sigurisë dhe kjo mund ta ngadalësoj procesin për Serbinë”, tha Radic.

Kjo konferencë vjetore është një nismë e vitit 2006 në Rigë te Letonisë dhe që atëherë është mbajtur në Maqedoni, Norvegji, Shqipëri dhe Finlandë.  

Top Channel