Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuci ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka hyrë në rrugën e duhur.

Sipas Kucit, ligjet që po miraton qeveria kosovare janë sipas standarteve evropiane.

“Kosova është duke miratur ligje të mira në fushën e drejtësisë, të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të aplikueshme”, ka pohuar Kuci.

Deklaratën e tij Kuci e ka bërë gjatë konferencës ndërkombëtare me temën “Qasja në Drejtësi”, e organizuar nga instituti KIPRED.

Top Channel