Goditjen e trete brenda nje muaji merr Greqia pas zhvleresimit te ri te
agjensise financiare “Standard and Poor”, qe e ka ulur me tre shkallë
aftësinë e pagesës së shtetit grek ,ne nje nivel qe karakterizon
ekonomite me rrezik teper te madh falimentimi.

Sipas kesaj agjencie ky zhvleresim vjen si pasoje e shanseve te medha qe ka Greqia per te ristrukturuar borxhin e saj,fakt qe vleresohet si falimentim i vendit.Analistet e huaj thone se shtetit grek do t’i duhen rreth 95 miliard euro deri ne vitin 2013 dhe 58 te tjera nje vit me vone, pa llogaritur detyrimet e ndryshme.

I menjehershem ka qene reagimi i qeverise greke e cila nepermjet ministrit te saj te Financave ka deklaruar se zhvlerësimi i borxhit bëhet në një kohë që po zhvillohen bisedime intensive për financimin e mëtejshëm të ekonomisë greke dhe nuk merr parasysh prespektivën pozitive të këtyre bisedimeve si dhe sakrificat e popullit grek.

Athina zyrtare ka shpresa tek nje mbeshteje e gjere e ministrave te Financave te 17 vendeve te Eurozones ne samitin e sotem ne Bruksel, qe kane premtuar se do te bejne ceshte e mundur per te siguruar stabilitetin e monedhes europiane dhe ne kete menyre ndihmojne edhe Greqine.

Por ndersa qeveria e Papandreut shpreson diten e merkure te coje per aprovim ne parlament Pplanin afatmesëm me masat e ashpra financiare, vendi do te paralizohet nga nje greve tjeter e pergjitshme ne mbare Greqine e organizuar nga sindikatat e nenpunesve te sektorit privat dhe atij shteteror.Nderkohe qindera mijera qytetare te “Levizjes se te Indinjuarve” qe per mese 20 dite mblidhen ne sheshin Sintagma te kryeqytetit, kane deklaruar se do të bllokojnë hyrjet e parlamentit duke e rrethuar ndertesen, dhe do të pengojnë deputetët grekë t’i afrohen atij.

Top Channel