Serbi, nacionalistët djegin flamurin e NATO-s

13/06/2011 15:15

Nacionalistët serbë kanë vijuar edhe sot protestat e tyre kundër konferencës së NATO-s, duke djegur në mes të Beogradit flamurin e Aleancës.

Rreth 200 ultranacionalistë janë mbledhur përpara zyrës së presidentit serb Boris Tadic, duke brohoritur parulla kundër NATO-s dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

Gjithashtu, ata kanë akuzuar presidentin Tadic për tradhti, pasi sipas tyre ai po ua shet Serbinë Brukselit dhe Uashingtonit.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në zyrën e Tadic për t’i dorëzuar atij një letër, por janë penguar nga forcat e policisë.

Top Channel