Dogana e Kosoves asgjesoi sot mallra te falsifikuara me vlere rreth 7
mije euro. Mallrat, kryesisht tekstile dhe ora dore qe mbanin logot e
markave me te njohura boterore u shkaterruan sepse sic thane autoritetet
doganore ato perbejne shkelje te se drejtes se autorit.

Transportuesit e ketij malli jane ndaluar ne port pas dhenies se deklaratave ne polici jane liruar serish njofton agjencia Kosovapress. Ardian Jashari, drejtor i degës së Doganës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tha se logot e falsifikuara paraqesin rrezik të madh, sepse mund te keqpërdoren brenda territorit të Kosovës, duke ju vendosur produkteve ne vend.

Ai ka shtuar se Dogana e Kosovës, përkatësisht dega ne Aeroport, po kontrollon edhe pasagjerët për mallra të dyshuara.

Plani i qeverisë për doganat në veri

Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e rifunksionalizimit të këtyre pikave.

Plani parashikohet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.

Qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paralajmëroi se në ditët në vijim veriu do të përfshihet nga protestat e grupeve të ndryshme të qytetarëve serbë. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë të hënën, zoti Rexhepi tha se plani operacional për këtë është në fazë finale.
 

Top Channel