Në gjykatën e Prishtinës është zhvilluar sot seanca e parë dëgjimore e cështjes “Klecka”, që sheh si të pandehur disa ish-luftëtarë të UCK-së që vepronin nën urdhërat e Fatmir Limaj.

Sipas mediave kosovare, në seancë janë dëgjuar pretendimet e palës së akuzës për vazhdimin e paraburgimit të disa ish-luftëtarëve.

Ata akuzohen për krime kundër popullsisë civile dhe ndaj të burgosurve në vitin 1999, në fshatin Kleckë të Malishevës.

Një nga avokatët e të pandehurve, Bajram Tmava ka deklaruar në fund të seancës se vendimi për masat e reja të paraburgimit do të merret brenda dy ditësh.

Në kuadër të cështjes “Klecka”, prokuroria e EULEX-it ka lëshuar urdhër-arreste ndaj 9 personave, përfshirë këtu deputetin Fatmir Limaj.

Top Channel