Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se deklaratat e presidentit serb për ripërcaktim të kufijve në Ballkan bie ndesh me parimet e Evropës.

Sipas tij, idetë për krijimin e shteteve njëetnike, ndryshimi i kufijve dhe territoreve janë ide shumë të rrezikshme.

“Kufijtë e Ballkanit qëndrojnë. Kosova është produkti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ky fakt është njohur nga 76 vende anëtare të OKB-së”, ka deklaruar Hoxhaj.

Qëndrimin e tij shefi i diplomacisë kosovare e ka shprehur në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Top Channel