Popullariteti i Pasok, partia socialiste e kryeministrit grek Jorgo Papandreu, po pëson një rënie të lirë për shkak të masave të ndërmarra kundër krizës ekonomike.

Preferencat e zgjedhësve ndaj saj kanë rënë në 27 për qind, sipas sondazhit të fundit të kryer nga “Public Issue”, për llogari të së përditshmes “Kathimerini”.

Brenda pothuajse 30 ditësh nga sondazhi i fundit i kryer nga e njëjta shoqëri, partia e Papandreut ka humbur 5 për qind të forcës së saj elektorale.

Pavarësisht ndihmave që po merr nga FMN dhe BE, Greqia vazhdon të jetë e zhytur në një krizë të thellë ekonomike dhe masat e qeverisë ndaj saj acarojnë gjithnjë e më shumë popullsinë.

Top Channel