Shefi i ICO-së, Piter Feith e ka cilësuar si “jetike” për reputacionin e Kosovës para investitorëve pavarësinë e Bankës Qendrore të saj.

“Prioritet i ICO-së është një Bankë Qendrore me një bord të pavarur, që funksionon mirë dhe në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Feith.

Duke folur pas një takimi me guvernatorin e BQK-së, Gani Gërguri, Feith ka nënvizuar se, interesat e Kosovës shtrihen pikërisht tek integriteti i Bankës Qendrore.

“Ky është një parim që duhet mbrojtur me fuqinë më të madhe”, ka shtuar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Top Channel