Durrës-Kukës, dëmtohet një pjesë e rrugës

13/06/2011 10:55

Një gjatësi prej 280 metrash linearë e autostradës Durrës-Kukës ka
pësuar dëmtime të mëdha. Për shkak te carjeve dhe rreshqitjeve te
materialeve inerte, qe jane perdorur kjo pjese e autostrades ka pesuar
demtime serioze.

Demtimi i kesaj pjese te autostradës ka filluar qe para 18 muajve, vetem 6 muaj pas perfundimit te ndertimit te saj ne fund te vitit 2009.

Drejtoria Rajonale e Rrugeve Kukes, e cila ka marre ne dorezim segmentin e autostrades nga Kukesi deri ne Morine ka devijuar levizjen e makinave vetem ne njeren ane te kalimit per shkak te kesaj situate te krijuar, pasi nuk ka fondet e mjaftueshme per riparimin e pjeses se demtuar.

Gropat e hapura nga carjet ne kete segment kane krijuar nje diameter disa metra ku nga dita ne dite vijon zmadhimi i saj.

Reshqitjet dhe carjet po rezikojne edhe dy banesa te fshatit breg lume te cilet shpesh here jane ngritur shqetësimet e tyre prane institucionit te prefekturs si dhe prane Drejtorisë Rajonale te Rrugeve Kukes.

Fenomeni i carjeve dhe reshqitjeve te autostrades eshte shfaqur edhe ne pjese te tjera te saj sic eshte carja ne afersi te Divizionit Ushtarak te Kukesit, apo rreshqitjet e gureve dhe dherave ne lagjen Drinas te qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA