Përmbushja e pjesës më të madhe të Pakos së Ahtisaarit ka sjellë
reduktimin e numrit të personelit në Zyrën Civile Ndërkombëtare gjatë
këtij viti, ndërkohë që udhëzimet e mëtejshme të Grupit Drejtues
Ndërkombëtar do të jenë vendimtare për përmbylljen e mbikëqyrjes
ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Tkurrja e pranisë së ICO-s, sipas Telegrafit që i referohet mediave kosovare, është pjesë e strategjisë për mbylljen e kësaj organizate, veprim ky që mund të korrespondojë me katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sipas gazetës në takimin e radhës të GND-së, që do të mbahet në korrik të këtij viti, mund të merret vendimi që ICO-ja të mbyllet në shkurt të vitit 2012.

Top Channel