Al Pacino dhe e dashura… 40 vjet më e re

13/06/2011 10:40

Al Pacino ishte shumë i buzëqeshur mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tony Awards” dhe arsyeja është fare e qartë.

Protagonisti i filmit Kumbari kishte në krah një bukuroshe argjentinase 40 vjet më të re. 31-vjeçarja Lucila Sola është një aktore që ka luajtur në disa filma në gjuhën spanjolle dhe është takuar me 71-vjeçarin kur ky ishte regjisori i saj në filmin “Wilde Salome”.

Lucila ka një vajzë të vogël dhe jeton së bashku me Al Pacinon në Los Angelos.

Cifti e bëri marrëdhënien publike prillin e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA