Rritja e importit nuk sjell për shqiptarët vetëm të mirat që ka një treg i huaj por edhe barrën e rëndë të inflacionit që blejmë bashkë me këto mallra.
Rreziku më i madh i inflacionit nga jashtë vjen përmes importit të karburanteve dhe mallrave ushqimorë që zënë rreth 35 % konsumit të brendshëm.
Sot këto dy grupe mallrash janë dhe më të shtrenjtat në tregjet ndërkombëtare të cilat po godasin fort edhe buxhetet familjare të shqiptarëve sa herë importi i tyre rritet.
Rreziku që cmimet të mbeten të shtrenjta bëhet edhe më e madh për faktin se Shqipëria sot importin më të madh e kryen me vendet që akualisht kanë cmimet më të larta në treg.
Sipas vlerësimeve të fundit të Entit Europian të Statistikave, Eurostat, norma e inflacionit në Greqi arriti në 4.3%, në Kinë është 5.4% dhe në Itali ka arritur në 2.5 përqind.
Duke iu referuara të dhënave të INSTAT-it për peshën e importeve shqiptare sipas vendeve vihet re se 75 % e mallrave vijnë nga vendet që sot kanë cmime të larta po aq sa kanë qenë në vitin 2008 kur bota u godit nga një valë e madhe e rritjes së cmimeve.
Inflacioni i importuar vlerësohet se ndikon rreth 60% në vlerën inflacionit total në tregun vendas. Shqipëria jo vetëm blen produkte importi, parashikimet janë që në tregun vendas cmimet të vazhdojnë të mbeten të larta, pavarësisht se prodhimi vendas po i afrohet pikut, pasi sipas të dhënave të fundit cmimi i tyre është më i lartë se një vit më parë.
Top Channel