Pelegrinazhi në Kishën e Laçit

12/06/2011 20:30

Qindra pelegrinë nga i gjithë vendi janë ngjitur që në orët e para të mëngjësit të ditës së dielë për tek Kisha e Shna Ndout.

Besimtarë të feve të ndryshme, i ka mbledhur besimi i vetëm që ata kanë për vendin e shenjtë. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të qendrojnë gjatë natës tek kjo kishë, pasi sipas besimit katolik, kjo është nata që përkujtohet një ditë para vdekjes së Shna Ndout.

Ata që kanë besim më shumë e frekuentojnë 13 të marta para kësaj date këtë kishë, pasi po sipas kalendarit katolik, pas vdekjes së Shna Ndout ndodhen tek njerëzit 13 mrekulli, në cdo të martë.

Gjatë këtyre dy ditëve priten të vinë në Lac mijra besimtarë, ku një pjesë e tyre vinë e kthehen brenda ditës.

Kjo ka bërë që shërbimi spitalor i rrethit të Kurbinit të ngrejë edhe një pikë urgjence pranë kishës dhe të vendosë një mjek dhe infermiere për t’u ardhur në ndihmë personave që vuajnë  nga ndonjë sëmundje. Ndërsa forcat e policisë kanë vendosur shërbimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA