Mallkastër, vritet një 45 vjeçar
12/06/2011 15:55
Një 45 vjeçar ka gjetur vdekjen në Mallakastër pasi është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Poçem ku viktimë ka mbetur 45 vjeçari, Asqeri Merkaj.
Dyshohet se vrasja është kryer për motive hasmërie.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin 43 vjeçar, Lefter Malaj i cili dyshohet si autori i ngjarjes së rëndë.
Top Channel