Giggs, terapi ndaj varësisë seksuale

12/06/2011 12:05

Ryan Giggs, mesfushori i Manchester United, i ka premtuar bashkëshortes së tij se do të fillojë një terapi për të zgjidhur varësinë e tij ndaj seksit dhe për të shpëtuar në këtë mënyrë martesën.

Sipas ‘The Sun’, ylli 37-vjeçar do të fillojë rehabilitimin dhe me këtë gjë është dakord edhe gruaja e tij, 32-vjeçarja Stacey.

Reputacioni i futbollistit nga Uellsi është dëmtuar shumë pas zbulimit të tradhëtisë me Imagen Thomas, personazhin e Big Brotherit britanik, dhe historisë 8-vjeçare me kunatën e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA