Rreth 1 mijë serbë dolën në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër NATO-s në vigjilje të mbajtjes së një konference ushtarake të organizuar nga Aleanca e Atlantikut në kryeqytetin serb.

“Kurrë në NATO” ishte një ndër sloganët që mbanin në duar protestuesti e mbështetur edhe nga Partia Demokratike Serbe, e cila është në opozitë dhe nga disa organizata të shoqërisë civile.

Protestuesit kundërshtuan paqësisht anëtarësimin në NATO duke kujtuar bombardimet e vitit 1999 që cuan në clirimin e Kosovës.

Top Channel