Edhe futbolli finlandez është tronditur nga një skandal i fiksimit të rezultateve të ndeshjeve, me përfshirje në mbarë botën.
Nëntë ish-lojtarë të një ekipi dhe një shtetas nga Singapori akuzohen se kanë organizuar skema manipuluese të ndeshjeve.
Ata janë dërguar në gjyq, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim kriminal mbi një klub tjetër të dyshuar për pastrim parash.
Sindikatat e basteve thuhet se kanë fituar rreth 1.5 miliardë dollarë nga trukimet e ndeshjeve.
Liga Finlandeze, e cila nisi sezonin e ri të saj në muajin maj, zakonisht ka pasur një profil të ulët në rang global.
Por ngjarjet në muajt e fundit e kanë cuar atë në vëmendjen e organeve që qeverisin futbollin botëror dhe luftojnë korrupsionin në këtë lojë.
Top Channel