Kujdesi për shëndetin riprodhues

11/06/2011 16:00

Femrat shqiptare mbeten ende mbrapa persa i perket edukimit dhe
keshillimit tek mjeku gjinekolog, per kujdesin e vazhdueshem qe duhet
per shendetin e tyre riprodhues.

Sipas mjekeve gjinekologe, pasmoshes 35 vjec tek femrat shkaktohet gjakderdhje e rende menstruale, e quajtur ndryshe menorragji, por qe numri i grave qe marrin mjekim eshte shume i vogel.

Simptomat e menorragjise kane impakt negativ ne cilesine e jetes se gruas te lidhur me stresin emocional shpeshherë dhe depresion deri dhe disfunksion seksual.Mjeket rekomandojne perdorimin e kontraceptiveve por jo me permbajtje hormonale sintetike.

“Cdo lloj produkti hormonal ka patur efekte anësorë qoftë për të shtuar kancerin e gjirit, qoftë për problemet e zemrës”, thotë shef i sherbimit obstetrik “Koco Glozheni”, Astrit Bimbashi.

Sipas Bimbashit periudha e menorragjise i shkeput grate nga karriera apo punet e perditshme duke demtuar dhe jeten sociale te tyre.Nese do te paraqiten me shpesh tek mjeku gjinekolog ato do te kalojne shume me lehte edhe simptomat shpesh here te renda te menopauzes duke stabilizuar hormonet e tyre me kontraceptive qe permbajne hormone te njejta me ato te trupit te gruas.  

Sipas studimit demografik shendetsor vetem 11 % e femrave  shqiptare I perdorin kontraceptivet bashkekohore, ndersa 59 % perdorin metoda tradicionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA