Banorët e pakënaqur me fabrikën

11/06/2011 20:30

Banorët e zonës pranë fabrikës së çementos në Fushë Krujë ankohen për kushtet në të cilat jetojnë.

Në mesin e tyre policia arrestoi disa persona si të akuzuar për rastet e vendosjes së eksplozivit kundër rrugëve apo linjave elektrike që lidhen me fabrikën e çementos.

Sipas banorëve, jetesa në fshatin Zallë është bërë e pamundur për shkak të shpërthimeve dhe ndotjes së shkatuar nga fabrika.

Pretendimet e banorëve mbështeten edhe nga kryeplaku i cili thotë se ka patur vazhdimisht mosmarrëveshje mes banorëve dhe përfaqësuesve të fabrikës.

Mes pronarëve të tokave, banorëve dhe përfaqësuesve të fabrikës ka patur një marrëveshje për kompesim financiar.

Por sa herë marrëveshja ndryshon ose refuzohet rritja e sasisë së kompesimit, nisin shpërthimet e tritolit.

Policia ka ndaluar disa herë persona të ndryshëm.

Shpërthimi i parë ndodhi pak kohë pas privatizimit të fabrikës. Ndërsa ish kryeministri Meta do realizonte atje një vizitë për të parë investimin, një sasi tritoli shpërtheu dhe bllokoi rrugën.

Shpesh herë objekt i sulmit janë shtyllat e tensionit të lartë që furnizojnë fabrikën me energji, ato janë riparuar menjëherë ashtu siç po riparohen edhe dy urat e dëmtuara ku kalojnë rrugët komunikuese të kësaj fabrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA