“I pastër, uji nga Bovillaâ€
11/06/2011 21:50
Drejtori i ujësjellësit, Seit Dollapi ka deklaruar për qytetarët e Tiranës se uji i pijshëm është i pastër dhe brenda të gjithë parametrave.
“Niveli i baktereve 300 herë më i vogël se kufiri maksimal”, është shprehur Seit Dollapi.
Nisur dhe nga akuzat e herëpashershme se uji në ujëmbledhësin e Bovillës është i ndotur pasi ai nuk monitorohet, Dollapi ka shpjeguar se dy muajit e fundit është vënë një mjet lundrues me anë të të cilit kontrollohet liqeni në të gjithë sipërfaqen e tij.
Drejtori i ujësjellësit garanton për kryeqytetin furnizim me ujë të pijshëm pa probleme gjatë sezonit të verës.
Top Channel