Martesa e tretë për Britney Spears

10/06/2011 16:10

Britney Spears do të martohet për herë të tretë.

Kësaj radhe fatlumi do të jetë i fejuari i saj prej shumë kohësh, Jason Travick, i cili i ka propozuar kohët e fundit.

Sipas ‘The Sun’, ish-mbretëresha e pop-it është shumë e lumtur. Mendohet se ceremonia do të zhvillohet në Hauai dhe do të jenë të ftuar vetëm personat më të afërt të çiftit.

Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem.

Martesa e dytë e saj ka zgjatur 55 orë dhe bëhej fjalë për një shok të vjetër me të cilin ishte në Las Vegas duke pirë. Kushtet ideale për martesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA