Mediat në Shkup, duket se nuk kanë kryer një raportim profesional gjatë fushatës elektorale dhe ditën e zgjedhjeve.

Këtë e konfirmon numri i lartë i sanksioneve që ka vendosur Këshilli për Radiodifuzionin, ndaj shumë televizionesh që shkelën në mënyrë të hapur ligjin.

Këshilli ka ngritur gjithsej 30 padi kundravajtje ndaj mediave që kanë shhkelur rregullat e raportimit gjatë fushatës, gjatë heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së procesit zgjedhor dhe mungesës së balancës në transmetime.

“Vlerësimi ynë është se mediat më të shikuara u vendosën në mbrojtje të disa pozicioneve të caktuara politike. Në pjesën e dytë të fushatës ky lloj informimi u intensifikua”, tha Zoran Stefanovski nga Këshilli për Radiodifuzionin.

Këshilli thotë se ndryshe nga mediat maqedonase, mediat shqiptare kanë informuar në mënyrë më të balancuar.

Top Channel